ABI Bank vlerësohet si Banka më e Qëndrueshme për vitin 2025 në Shqipëri

Mesazhi i fundvitit i Abi Bank
ABI Bank është vlerësuar së fundmi si Banka më e Qëndrueshme e Vitit 2025 në Shqipëri nga International Banker Awards 2025 për Evropën Perëndimore dhe Lindore. Ky çmim, që i shtohet një serie arritjesh të tjera për performancë të lartë, nderon përkushtimin tonë ndaj zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm, inovacionit financiar dhe përgjegjësisë sociale.
Angazhimi ynë ndihet nga drejtimi i degëve në të gjithë Shqipërinë, tek ofrimi i produkteve dhe shërbimeve financiare, si dhe në menaxhimin e përditshëm, që gjithmonë ka në fokus ndryshimet pozitive për mjedisin dhe shoqërinë.
Një çmim i tillë prestigjioz, padyshim që na motivon të vazhdojmë përpara, me të njëjtat standarde, si dhe të vijojmë së ofruari më të mirën për klientët tanë.