Albspirit

Media/News/Publishing

Dëfrim Methasani: Fotografia e fundit me Ismet Bellovën!

Për fat të keq kjo ishte fotografia dhe kujtimi i fundit me legjendën e mikrofonit, gazetarin, komentatorin e publiçistin e rrallë Ismet Bellova bërë pak ditë më parë. Zëri i tij kumbues dhe timbri i tij i veçantë, tashmë do të dëgjohen vetëm në fonotekën e Radio Tiranës, apo arkivat sportive të RTSH Radio Televizioni Shqiptar, ndërsa do të jenë edhe si kujtim i bukur, në mendjen dhe zemrën e secilit nga ne. Afër mesnatës së 20 dhjetorit, legjenda u shua dhe zemra e tij e madhe sa mali i “Korabit”, ndaloi së rrahuri. Vetëm pak ditë më parë piva kafen e fundit me të dhe bashkëshorten Roshen, a thua se parandjeu vdekjen dhe po më linte amanetet e tij të fundit të jetës si një dibran i traditës. Humbëm kësisoj një pasuri të madhe, një vlerë të jashtëzakonshme radiofonike dhe një shkollë të gazetarisë sportive. Qofsh i parajsës profesor Bellova dhe jam i sigurtë se emri yt, do të gdhendet përjetësisht në kujtesën e miliona shqiptarëve! Faleminderit për gjithçka bëre në jetë!