Artan Xh. Duka: Qeraxhiu pronar!
Deti kos!
PD mendon se u bё deti kos me SPAK-un tek dera e qeverisё sё PS, por flamuri kundёr korrupsionit qeveritar nuk ngjit tek ata qё pёrfliten si “kumbarё” tё tij nё tranzicion. E kanё sherrin brenda vetes pa ta shohin tek tjetri dhe i vetmi “sihariq” e ngushёllim pёr PD ёshtё se mbase SPAK provon se nuk janё tё vetmit nё kёtё zullum, pёrveҫse respektit ndaj jetёs kur protestohet nё shesh.
Qeverisjet e tranzicionit pa dallim i bёnё “naftёn” interesit qytetar dhe “ҫpimet” e SPAK nё “nёntokёn” e zullumit politik janё vetёm pak “kampione” tё batёrdisё qё ka nёpёrkёmbur nё dekada besimin tek sistemi e deformon qytetarinё. Abuzimi nё tranzicion ёshtё “sekret” publik pa u kuturisur fare SPAK tё merret me dosje, korrespondenca e telefona qeveritarёsh nga ‘90 e kёtej dhe sfida reale sot nuk ёshtё thjesht ndёshkimi i abuzimit, por futja e demokracisё nё hulli pёrmes njё sistemi qё parandalon degradimin e saj.
PS e PD nuk janё zgjidhja por problemi pёr qytetarin sa kohё ato mbeten tё njёsuara me drejtuesit “epokalë” duke rrezikuar edhe si ata fatin e fosilit politik. Emrat e tyre janё sot tallje e paradoks demokratik sepse vlerat demokratike e ato sociale mbeten vitrinё. Nuk pёrfaqёsojnё as demokratёt e as socialistёt, por “elitёn” pa ngjyrё tё tranzicionit qё abuzon pёr t’u pasuruar e mbron pasurinё me abuzim. Emancipimi demokratik qytetar e evolucioni politik do tё bёjё tё vetёn ndaj e vetmja mundёsi pёr PS e PD qё tё mbeten faktor politik ёshtё tё ndahen nga trashёgimia problematike e drejtuesve aktual. Asgjё nuk ёshtё bardhё e zi dhe gabohet edhe kur punon por dalja me tam-tame nё “pension” apo lёnia nё “qoshe” nё parti nuk janё veҫse “Hiҫ po Abili”. Nuk ёshtё rilindje por klonim politik e vijimёsi tranzicioni, mbase nesёr edhe me etiketёn e BE.
PD nuk ngjall entuziazёm me hipokrizinё pёr rrotacion politik kur ёshtё e pazonja pёr rrotacion partiak brёnda vetes. PS nuk mund t’a marrё votuesin mё tё mirёqёnё kur me hipokrizi kritikon e imition njёkohёsisht qeverisjet e PD, si nё abuzim ashtu edhe kryetar “epokal” qё bёn tё ҫuditurin kur abuzohet pranё tij ndonse edhe padituria ёshtё pёrgjegjёsi.
PS gёzon historikisht shumicё votuese por qytetari nuk meriton zgjedhje mes shiut e breshёrit por ditёve me “diell”. Zullumi i tranzicionit ndodhi se nuk ditёn, donin vetё apo donin tё tretё, kёtё koha do e tregojё por sa kohё kёto parti mbajnё me Berishёn e Ramёn “tё gjitha vezёt nё njё shportё”, nuk kanё shans tё mbeten gjatё faktor politik ndaj largimi e distancimi prej tyre ёshtё jetik pёr to.
Ikja nuk ka rradhё sepse boshllёku qё lё njёri “peshon” tek tjetri vetёm nёse Berisha vijon me zakonin e pёrcjelljes sё kundёrshtarit tё rradhёs qё rrezikon ta lёrё PD nё “stol” pa kthim. Kёto parti janё pasuri e qytetarit e nё shёrbim tё qytetarit e jo e dikujt “lart” e fati i tyre nuk ka pse lidhet me fatin e askujt atje.
Garanci sistemi apo dore nё zёmёr!
Edhe nё kushtet e sistemit zgjedhor klientelist, qytetari sёrisht do tё votonte me interes individё apo parti qё ofrojnё reforma qё garantojnё vetmbrojtjen e demokracisё ndaj abuzimit politik e sa kohё partitё e vjetra sillen si tё reja e tё rejat nuk kopjojnё tё vjetrat, vota ia vlen.
Sfida sot ёshtё si dalja nё shesh e abuzimit elitar ashtu edhe parandalimi i tij me precedentin e ndёshkimit e zhbёrjen e rrethanave qё e nxisin atё. Abuzimi gjen shesh pa bёn pёrshesh me sistemin qё ҫalon e kapur nga vota, ligji, leku, media, institucionet etj, ndaj dhe pёr tё garantuar normalitet demokratik e mos humbur dekada tё tjera me emra e zhgёnjime, duhet tё rishkruhet nё Kushtetutё e statuset partiake varёsia qartazi e politikёs ndaj qytetarit.
Gjithshka nis me votёn. Sistemi zgjedhor e ndryshimet e mёvonshme duhet tё kalojnё me referendum sepse vota ёshtё “transaksion” e ajo lyp “kontratё”. Ndёr to, sistemi mazhoritar me dy raunde e plotёsim proporcional kombёtar, ёshtё i vetmi i sprovuar nё kohё. Dy raunde mundёsojnё pёrfaqёsim realist, nxisin interesin, bashkёpunimin, tё pavarurit, ulin mёdyshjet, ruajnё kohezionin social etj, teksa korrigjimi proporcional nxit tё renё, pluralizmin e konkurrencёn nё politikё.
Kandidatёt, partiakё e tё pavarur, duhet tё kandidojnё nё zonёn ku banojnё e jo bastione partiake me shtrёmbёrim tё pёrfaqёsimit e karshillёkun e marrjen e votёs tё mirёqёnё atje e nёse deputeti dёshton tё pёrfaqёsojё si duhet, votuesit tё kenё tё drejtё tё testojnё mandatin (peticion mbi 50%) me zgjedhje tё parakohёshme atje sepse presioni i votuesit duhet tё tejkalojё atё tё kryetarit tё partisё.
Fushatat zgjedhore nuk duhet tё bazohen nё buxhet apo sponzorizime private por kuotat e anёtarёsisё sepse qytetari nuk ka pse mashtrohet me paratё e tij! Ato duhet tё bazohen tek bashkёbisedimi me votuesin, takimet sallave, debati nё media e reklama atje duke pёrjashtuar mitingun si arkaizёm qё ekzalton e karikon pa substancё e synon tё shndёrrojё qytetarinё nё turmё dhe kjo nё sheshe pronё publike e oaze kohezioni social. Fushatat nuk duhet tё ngjallin verbёri e ndasi por tё jenё mundёsi pёr evolucion e emancipim demokratik politik e qytetar.
Me Kushtetutё duhet tё kufizohet numri i mandateve si kryeministёr, ministёr, kryebashkiak, deputet etj, sepse pezullia nё kohё ёshtё recetё pёr andralla dhe kjo vlen edhe pёr jetёn partiake pёr tё krijuar precedentin e drejtuesve tё pёrkohshёm si garanci pёr tё renё e rrotacion nё parti.
Kemi nevojё pёr njё Republikё tё re qё i vё “kapak” tranzicionit e na prezanton me dinjitet nё BE pa drejtues “epokal” e klone rrotull qё nuk ua gjejmё dot por politikanё normal qё nёse zhgёnjejnё, largohen kollaj. Politika duhet tё shihet si mision duke reduktuar privilegje e pёrfitime qё e bёjnё “biznes” sot atё. Misionari i vёrtetё ecёn “kёmbazbathur” e politika duhet tё jetё shans vetёm pёr emёr tё mirё pas.
Tranzicioni i dha emёr tё keq politikёs aq sa marrja me tё paragjykohet nga zhgёnjimi i shpeshtё me tё. Bota nuk na ka borxh mirёqёnie e siguri e qeveritari “qeraxhi” nuk duhet lejuar tё bёjё “pronarin” si nё mall plaku. Nevojiten rregulla qё garantojnё parandalimin e zullumit nё kohё e vijimёsi tё normalitetit demokratik pa u varur nga humori ditёs, egoja apo dora nё zёmёr e atyre “lart”.
Sesa emrat, CV, elokuencat apo pёrbetimet, nё kutinё e votimit vlen premtimi solemn pёr reforma qё e fusin demokracinё nё “pilot automatik” duke garantuar shtet ligjor, politikё normale e tё drejta qytetare nё vijimёsi e ajo parti e politikan qё i del pёr zot, do tё ketё edhe qytetarin pas.