Irani në flakë për të 11-tën ditë: 36 të vdekur, 2000 të arrestuar
Protestat masive që kanë shpërthyer në të gjithë Iranin gjatë javës së kaluar po rrisin presionin mbi një qeveri jofunksionale që përpiqet të menaxhojë një krizë ekonomike në thellim.
Në ditën e 11-të të protestave, një marshim proteste në Iranin jugperëndimor u shndërrua në një përplasje me forcat e sigurisë, duke lënë dy persona të vdekur dhe 30 të plagosur.
Ndërkohë, qeveria australiane u ka kërkuar qytetarëve të saj të largohen nga Irani “sa më shpejt të jetë e mundur” për shkak të protestave të përgjakshme që kanë tronditur vendin.
Irani u trondit fundjavën e kaluar nga imazhet e forcave amerikane që zbarkuan në Karakas, kryeqytetin e Venezuelës, për të kapur aleatin më të ngushtë të Teheranit në rajon, Presidentin Nicolas Maduro, dhe për ta çuar atë në SHBA, pas një bastisjeje lu ai dhe gruaja e tij u tërhoqën zvarrë nga dhoma e tyre e gjumit.
Të hënën, Donald Trump lëshoi kërcënimin e tij të dytë ndaj Iranit në më pak se një javë, duke paralajmëruar përsëri se nëse autoritetet vrasin protestuesit, SHBA-të do të përgjigjen.