Albspirit

Media/News/Publishing

Hija e komunistit -Prozë poetike nga Erik E. Kaceli

Pashë hijen e dikujt
ulur në metronë e linjës
Dukej fort i zemëruar me mua…
Më sheh, ashpër! Më pyet me zë të egër:
“Beson në Zot”?
Syzmadhuar nga frika përgjigjem:
“Jam më i pafajshëm se aq!
-nuk jam komunist”!
Plaku, lëshon shishen e vodkës në çemento
Me zë të fortë, bërtet fort:
“Isha komunist! Kam mbetë komunist!
Kurrë, kurrë më, nuk e lëshoj Partinë”!
Frika shëndrrohet në të qeshur,
përpara se të ngjitem në tren i thërras:
“Partia gjithmonë të ka ndaluar të bëhesh tapë!
Nuk je komunist!… Je thjeshtë i alkoolizuar”!

Itali, janar 2026.

https://zekthi.blogspot.com/2026/01/hija-e-komunistit-proze-poetike-nga.html?spref=fb&fbclid=IwY2xjawPM3mVzcnRjBmFwcF9pZBAyMjIwMzkxNzg4MjAwODkyAAEeF0y9TqcenPVMRZnSvBVkRX8xgWFB2xv7jPb93zQgMWmxWpOgxKH7uvrLPso&brid=oCDSw2RLJRfU1V74n_-vsg