Albspirit

Media/News/Publishing

Një antishqiptar më pak, largohet nga konservatorët ish – ministri i Emigracionit

Ish – Ministri i Emigracionit i qeverive konservatore britanike që tashmë si parti kanë kaluar në opozitë, pas humbjes spektakolare ndaj Laburisteve në 2024-ën, është shkelmuar nga të gjitha funksionet në atë parti, madje edhe nga partia.

Robert Jenerick ishte pjesë e kabinetit hije të opozitës për çështjet e Drejtësisë dhe mbahet mënd për qëndrimet mjaft të ashpra kundër emigrantëve dhe të huajve në Britani, dhe sidomos shqiptarëve. Madje, ai kujtohet për një video virale ku u kërkonte oficerëve të emigracionit të kapnin shqiptarët kudo që ishin ne Britani dhe t’i kthenin mbrapsht nga kishin ardhur.

I ashpër ka qenë edhe për Politikën e Ruandës ku në kohën e Rishi Sunak mesa duket ndjente erën e humbjes dhe dha dorëheqjen nga posti i Ministrit të Home Office.

Kjo ka qenë pak a shumë qasja e tij politike me kalime nga një qëndrim politike  drejt ekstremit kur më parë njihej se ishte kundër Brexit, njësoj si Boris Johnson. Kjo është edhe arsyeja se përse Kryeministr Starmer e cilëson largimin e tij si ikje nga një anije që po  mbytet duke pasur parasysh Partinë Konservatore në opozitë e cila po përjeton një hemoragji konstante politikanësh dhe deputetë në rradhët e saj për të kaluar në Partinë Refoma të Nigel Farage, pikërisht nga ministra dhe drejtues të lartë  që kanë përgjegjësi për keqeverisjen katastrofale  gjatë 15 viteve të sundimit nga konservatorët e qendrës së djathtë.