Albspirit

Media/News/Publishing

Edmond Kaceli: Telat e kitarës

Gjashtë tela kitare
gjashtë shpirtna,
gjashtë varrë.

Një për dy sytë
lidhi, shpoi, përgjaki,
Bani me rrjedhë notat këngë gjaku
Krejt si plagët e syve të plasun

Tjetrin tel bane hark, shigjetë
lene të shpojë zemrën
zemrën që nuk rreh më!
Qysh prej njëmijë shekujsh

Telin e katërt bane kryq
kryqëzoje me telin e pestë
Ndërto î kryq dhimbjet, ngule fort,
n’trupin tand rrënuar kujtimesh

Të gjashtin tel, të mbramin,
shtrëngoje nëpër duar,
përgjaki der’ sa t’mos mundesh
me i këndu prapë dhimbjes.
E kështu ka me plasë trupi i kitarës
Mbytun në gjakun e vet…

Itali, janar 2026.

https://zekthi.blogspot.com/2026/01/telat-e-kitares-nga-e-kaceli.html?spref=fb&fbclid=IwY2xjawPWMG5zcnRjBmFwcF9pZBAyMjIwMzkxNzg4MjAwODkyAAEe1Lpm9fgcaba6lHiL_yVPQewM2K8PFvMRe0bBaH2qGk71FkR2i80akCGsCx8&brid=1ibRbKl0yiQthv1QgyRUhA