THOMA SIMAKU – PREMIERË BOTËRORE NË TIRANË
Lajmi është botuar nga Shtëpia Botuese në Angli – University of York Music Press,
UYMP.
https://www.uymp.co.uk/news/2026-01-15-world-premiere-of-thomas-simakus-my-
bea
Një version i ri për klarinetë, violë dhe piano i pjesës së Thoma Simakut “Moj e Bukura Moré” pati premierën botërore në Hollin e Koncerteve të Teatrit të Operas dhe Baletit në Tiranë më 8 janar 2026 nga CLAVIOTRIO.
Vepra është bazuar në një këngë popullore që buron nga Italia Jugore, në Kalabri, ku një komunitet arbëresh ka jetuar për më shumë se 500 vjet dhe po kështu ka jetuar edhe kënga! Ngrohtësia e linjave melodike shpreh dashurinë për atdheun e largët, që sipas legjendës mund të shihet nga majat e maleve të Kalabrisë.
Siç shkruan kompozitori në shënimin e programit , “Si në shumicën e këngëve popullore, kjo melodi është shumë e shkurtër. Vetë melodia nuk është ndryshuar, por është zgjeruar, është pasuruar në strukturë dhe është paraqitur në mënyra të ndryshme. Linjat melodike shërbejnë si pikënisje për krijimin e një fjalori të veçantë harmonik”.
Performanca live mund të ndiqet këtu:
https://youtu.be/zWhqB2dU3J0?si=OWpJ343K5eao9G_6
*****
A new version for Clarinet, Viola and Piano of Thomas Simaku’s piece My beautiful Morea received its world premiere at the Theatre of Opera and Ballet Hall in Tirana on 8th January 2026 by CLAVIOTRIO.
The piece is based Based on a folk song which originates from Southern Italy, in Calabria, where an Albanian community has lived for more than 500 years and so has the song! The tenderness of the melodic lines expresses the love for the distant homeland, which according to legend can be seen from the Calabrian mountaintops.
As the composer writes in the programme note ‘As in most folk songs, this tune is remarkably short. The melody itself has not been altered, but has been extended, enriched in texture and presented in different ways. Melodic lines serve as a point of departure for the proliferation of a distinct harmonic vocabulary’.
Here is a video excerpt of the live performance.