Poezia e Gianni Rodarit vjen në shqip nga Harallamb Fandi
Një poezi që fëmijët vazhdojnë edhe sot t’ua drejtojnë të rriturve
GIANNI RODARI: QIELLI U PËRKET TË GJITHËVE
Nga dikush që di shumë,
do të doja të ma shpjegonte këtë mister:
“Qiell i është i të gjithë syve,
dhe i tëri është githmonë i seicilit sy”.
Një lepur i frikësuar
zotëron po aq qiell sa një luan
sepse qielli u takon gjithë syve,
dhe çdo sy, sa herë që do,
mund ta shohë të gjithë hënën,
yjet që bien, diellin.
Çdo sy merr në qiell gjithçka
dhe nuk i mungon kurrgjë.
Edhe ai që e sheh qiellin i fundit,
pas gjithë të tjerëve,
nuk e gjen më pak të ndritshëm.
Shpjegomëni tani, ju lutem,
në prozë a në poezi:
pse qielli është një i tëri
kurse toka është e ndarë
në mijëra copa?…
Post Scriptum
Gianni Rodari (23 tetor 1920 – 14 prill 1980) ka qenë një shkrimtar dhe gazetar italian. Ai fitoi Çmimin “Hans Christian Andersen’’ në vitin 1970 dhe konsiderohet si autori italian më i njohur për fëmijë i shekullit të njëzet. Librat e tij janë përkthyer dhe në gjuhën shqipe.
Rodari ka lindur në Omegna, një qytet i vogël në Liqenin Orta në provincën e Novaras (Italia Veriore). I ati që punonte si bukëpjekës, vdiq kur Rodari ishte vetëm dhjetë vjeç. Rodari dhe dy vëllezërit e tij, Cesare dhe Mario, u rritën nga nëna në fshatin e saj të lindjes, në provincën e Varesës.