Saimir Kadiu: Shuhet Marinela, figura femërore më e madhe e muzikës greke
Marinela, këngëtarja ikonë e muzikës greke, ka ndërruar jetë sot më 28 mars 2026 në moshën 87-vjeçare.
Lajmi u konfirmua nga familjarët e saj.
Artistja e madhe greke kaloi një periudhe të gjatë problemesh shëndetësore që filluan pas goditjes në tru gjatë një koncerti në Herodeion në Athinë në shtator 2024.
Lindi si Kyriaki Papadopoulou më 19 maj 1938, në Selanik.
Familja e saj kishte origjinë nga Kostandinopoja (Stambolli). Prindërit e saj ishin grekë të ardhur nga komuniteti i diasporës greke në Kostandinopojë, gjë që e lidhi Marinelën me një traditë të pasur kulturore dhe muzikore që ndikoi në formimin e saj artistik.
Mbi 70 vite në skenë, duke u bërë një nga zërat më të fuqishëm dhe më të dashur të muzikës greke.
Përfaqësoi Greqinë në Eurovision 1974, mbajti koncerte madhështore në Greqi dhe jashtë saj, duke u bërë një simbol i kulturës muzikore helene.
Marinela ka një repertor të jashtëzakonshëm me dhjetëra hite që e bënë ikonë të muzikës greke. Këngët e saj më të famshme përfshijnë “Stalia Stalia”, “Pote Na Mi Chatheis Ap’ Ti Zoi Mou”, “S’Agapo”, “Ego Tha Paro Kapetanio”, “Ta Erotika”, dhe “Eisai Pantou Kai Pouthena”.
Marinela mbetet një primadonë e muzikës greke, e cila solli një kombinim të fuqishëm të laïko-s tradicionale me baladat moderne. Këngët e saj janë ende pjesë e repertorit të radios, koncerteve dhe playlistave ndërkombëtare, duke e bërë një figurë të pavdekshme të artit helen.
Marinela ishte nje nga talentet me te spikatura te gjenerates se saj bashke me Stelios Kazantzidis (1931–2001), Vicky Leandros (1949– ), Nana Mouskouri (1934– ), Haris Alexiou (1950– ), Demis Roussos (1946–2015), Giannis Parios (1946– ).
Marinella bashkëpunoi me një numër të madh kompozitorësh të mëdhenj grekë, duke e bërë repertorin e saj të pasur dhe të larmishëm. Ndër më të rëndësishmit janë Giorgos Zampetas, Mimis Plessas, Manos Hadjidakis, Mikis Theodorakis, Stavros Xarchakos dhe Giorgos Katsaros.
Pati një jetë te pasur private dhe shpesh të lidhur ngushtë me karrierën e saj muzikore. Ajo u martua me Stelios Kazantzidis, një nga këngëtarët më të mëdhenj grekë, por martesa e tyre përfundoi pas disa vitesh.
Marinela nuk ishte e angazhuar publikisht në politikë dhe nuk shfaqi bindje të hapura partiake gjatë jetës së saj. Ajo u njoh si një figurë që i përkiste vetëm artit dhe kulturës, duke ruajtur neutralitetin politik për të mos ndikuar tek imazhi i saj si “primadona” e muzikës greke.
Për ne shqiptarët, Marinela mbahet mend si këngëtarja e parë greke që këndoi në Shqipëri live në vitin 1977 (12-19 gusht 1977)…
Më pas është rikthyer në Tiranë më 11 prill 2024 për një koncert madhështor në Pallatin e Kongreseve bashkë me Antonis Remos.
Marinela është për muziken greke siç janë:
Celia Cruz, mbretëresha e muzikës salsa… për Botën Latine …
Umm Kulthum, kulmi i interpretimit të kënges për Botën Arabe…
Claudia Shulzhenko dhe Isabella Yurieva, majat më të larta në këngën ruse…
Edith Piaff për këngën franceze…
Mina për muzikën italiane…
Amália Rodrigues dhe Cesária Évora në muzikën portugeze…
Vaçe Zela për muzikën shqiptare…
Pushoftë në paqe!