Albspirit

Media/News/Publishing

Rikthimi i pandëshkueshmërisë, po i kushton vendit vonesa të rënda në proceset integruese

Arben Malaj

Reagim profesional i përsëritur mbi “Djallin qê qendron ne detaje” në dështimin/anullimin e tenderit për Porto Romano.

Ky njoftim është një mungesë e rëndë e detyrimit për transparencë dhe llogaridhënie dhe një mashtrim i rëndë publik. Tenderi nuk është anuluar, por ka “dështuar”, pasi arriti deri në fazën e tij përfundimtare.

Dështimi ndodhi në momentin e mos paraqitjes së ofertës financiare nga kompania, e cila në fazën e parë “mposhti kompani globale” me ekspertizë të thellë profesionale dhe përvojë konkrete në ndërtimin e porteve.

Së dyti, ligjërisht tenderi nuk anulohet, por shpallet i dështua. Ky mashtrim kërkon hetimin e thelluar për kryemashtrim dhe vjedhje të fondeve publike.

Kompania që zvarriti procesin dhe nuk dorëzoi ofertën financiare duhet të shpallet përgjegjëse nga AKPP e cila ka detyrim ligjor të parandaloj mashtrimet e kompanive konkuruese, aq më shumë në tenderat ndërkombëtare.

AKPP duhet të kalojë menjëherë në buxhetin e shtetit “garancinë e ofertës”, pa të cilën asnjë kompani nuk klasifikohet të fillojë pjesëmarrjen në asnjë garë.

Nuk mund të përfshihet në gare që në shqyrtimin e dokumentave asnjë kompani që provon garancinë, e cila duhet të caktohen në buxhet që në momentin që kompaia konkuruese tërhiqet nga gara pasi e ka filluar, deformuar apo dështuar atë.

Kjo shifër, edhe sipas mediave, është 2 % e vlerës totale, e cila vetëm në fazën e parë tenderohet me shumën limit 400 milionë euro dhe garancia limit duhet të jetë jo më pak se 8 milionë euro.

AKPP ka detyrim ligjor që kompania që prish garën tê përfshihet në në “Listen e Zezë/blacklist”, duke i ndaluar pjesëmarrjen nga 1 deri në 3 vite në tenderat e prokurimit publik nga çdo agjenci buxhetore.

Ministria e linjës që shpall tenderin nuk ka procedura specifike të veçanta në proceset konkuruese, lidhur me garancite dhe listat e zeza, por është e detyruar të zbatojë në mënyrë strikte parimet, rregullat dhe penalitetet që aplikon AKPP.

Ministri që ka bërë këtë njoftim ka detyrimin t’u sqarojë taksapaguesve shqiptarë:

1. Sa ishte shuma e garancisë së ofertës?

2. Në çfarë date konkrete u arkëtua kjo garanci në Buxhetin e Shtetit?

3. AKPP duhet të qartësojë përse nuk e ka përfshirë ende këtë kompani në listën e zezë, ashtu siç vepron me kompanitë shqiptare kur shkelin apo falsifikojnë procedurat përzgjedhëse?

Nëse me fjalën “anullim”, Ministri synon të mbajë hapur rrugën për rishpalljen e shpejtë të tenderit dhe rifavorizimin e të njëjtës kompani, ky është korrupsion i nivelit të lartë dhe kapje e shtetit.

Kjo pangopësi e babëzitur për të vjedhur pasuritë dhe fondet publike duhet t’i nënshtrohet një hetimi prioritar nga SPAK.

Rikthimi i pandëshkueshmërisë, po i kushton vendit vonesa të rënda në proceset integruese.

7 prill 2026. Autori është ish deputet në disa legjislatura dhe ish Ministër i Financave.