Albspirit

Media/News/Publishing

Arben Malaj: Sfida ime me pesë libra në 2026-2027

Për këta pesë libra kam 15 vite që punoj. Bashkë me librin për krizën e skemave piramidale, këto janë pesë librat mbi të cilët kam punuar prej shumë vitesh. Besoj se librin “Fuqia e Integritetit” po punoj dhe do ta botoj brenda marsit 2026.

Librin për “Skemat Piramidale” po punoj ta botoj brenda gushtit të vitit 2026.

Tre librat e tjerë do të jenë gati gjatë fillimit të vitit 2027.

Këto pesë botime janë një detyrim mirënjohës ndaj vendit tim, për të lënë të shkruar historinë e tij ekonomike dhe politike.

Me rreth 40 vite përvojë profesionale, 33 vite angazhim (me kohë të plotë dhe të pjesshme) në mësimdhënie, rreth 16 vite si Deputet i Qarkut të Vlorës dhe rreth 4 vite si Ministër i Financave dhe dy vite Ministër i Ekonomisë, duke ruajtur me fanatizëm dhe dokumentuar të gjitha angazhimet e mia —shpresoj që këto libra të jenë jo vetëm një kontribut arkivor, por edhe pika referimi për studiuesit vendas dhe të huaj.

Ju lutem, ma kurseni kohën.

Celular nuk do të kem më me vete; do të komunikoj vetëm me WhatsApp nga shtëpia apo mjedisi ku punoj.

Kontributi im nuk do të zerohet, por do të vazhdoj vetëm online dhe me kohë të reduktuar brenda çdo emisioni, me postime në Facebook, por më të rralla, si dhe me shkrime publike vetëm për analiza specifikisht të dobishme për debatet publike për sfidat publike.

Mirënjohje të gjithëve!

30 janar 2026.