Zana Tako: Porta e lirisë
Nuk është e vjetër,
as e drunjtë,
as e përbërë me material hekuri.
Porta e lirisë,
ku hyn me madhështinë e mendimit,
me lirinë e shprehjes,
me shkëlqimin e shpirtit,
kur dashuria të udhëheq për të treguar,
se tek kjo portë
zgjedh për të prekur ëndrrën që nuk vjetërohet,
që nuk zbehet.
Lulëzimi i saj tregon çeljen e pranverës brenda shpirtit,
që këndon e përqafon të vyerën liri,
e cila buzëqesh me fytyrë engjëlli,
përqafon me duar fëmije,
përkëdhel me aromë flladi.
Shije lirie…