Debat mbi çështjen çame në Cyrih: Historia dhe të drejtat e njeriut
Të shtunën, më 6 qershor 2026 në orën 18:00, në Bibliotekën Pestalozzi-Hardau, Norastrasse 20, 8004 Zürich, organizohet një mbrëmje kushtuar çështjes Çame. Ligjërues, mysafirë nga Tirana do të jenë tre akademikët e shquar: Pëllumb Xhufi, Luan Rama dhe Ksenofon Krisafi.
Në fokus të aktivitetit janë: Kujtesa historike dhe qasja akademike, të drejtat e njeriut dhe standardet ndërkombëtare, perspektiva juridike mbi pronën dhe trashëgiminë, dialogu dhe qsjetinstitucionale ndërkombëtare.
Organizatorë: Lidhja Shqiptare në Botë dhe Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini“.