Albspirit

Media/News/Publishing

Mimoza Rexhvelaj: Të dehem me aromë

I qetë e i pafund
limani i pasionit.
Dridhet mbi lëkurë
ndjenja…
zhytem si pulëbardhë
në liqenin e magjepsur.

Bredh ëndrra
shtigjeve të natës
e helmatisur nga malli,
me gurë gjuaj si e marrë.

Hënë,
natë
lërmëni
Dua të dehem me aromë.