Albspirit

Media/News/Publishing

Dy skica humori nga Jani Malo


NJË ARMIKE NË “AGLE STADIUM”


Thuhet se ka ndodhur ajo që nuk pritej. U zbulua se “sponsore” e dështimit të mundshëm të Kanye West (Ye) sot Tiranë është ish bashkëshortja e tij Kim Kardashian.
Burime nga Ministria e Kulturës e përgënjeshtruan menjëherë këtë lajm, duke sqaruar se debatet dhe pengesat reale rreth këtij koncerti nuk kanë të bëjnë me xhelozitë e vjetra të ish-bashkëshortes së tij, por me veprimtarinë kriminale kundër qeverisë nga armiq të brendshëm.
Nuk na mbetet tjetër veçse edhe lajmin edhe përgënjeshtrimin t’i marrim me sportivitet, siç merren zakonisht legjendat urbane.
I vetmi sabotim – nëse mund të quhet kështu – që Kim bën duke mos ardhur në koncert janë ato dy vendet bosh që ajo le në stadium.
Dhe kjo nuk do binte në sy, nëse për të pasmet e saj do mjaftone një vend.
Natyrisht këtu nuk hyn fare shprehja e Edi Ramës kur shpërtheu ndaj blogerëve dhe tha: “Kësaj i thonë të kesh dy b*thë, një ta mbash e një ta çash”!

JEPINI RAMËS ATË QË I TAKON RAMËS


Kryeministri u tha sejmenëve të tij memecë “se shkaku i pakënaqësive të njerëzve jemi ne”. Që t’i japim hakun, e ka vënë gishtin mbi plagë.
Sepse kur nuk ka drejtësi hallku kthehet te vetëgjyqësia, kur nuk ka mjekësi mileti kthehet tek mjeku popullor, nuk ka arsim robi kthehet tek fallxhori dhe kur nuk ka dashuri njeriu kthehet tek urrejtja.
Shkurt Rilindja e Ramës është shkaku që nuk as drejtësi, as mjekësi, as arsim dhe as dashuri. Kaq do mjaftonte që shurdhmemecët dhe qorrat idiotë, që e duartrokasin Edin edhe kur thotë fluturon gomari, të jenë të vetmit që vazhdojnë ta duan Ramën kryeministër.
Ata ose nuk dinë të numërojnë sa herë ka nusëruar, ose aq u bën. Ndërsa Edi Rama ëndërron të nusërojë për të pestën herë.
Natyrisht me të njëjtën vello të padukshme, por me dasmorë të tjerë. Ata që i ka nëpër burgje, ata që u ra bretku gjyqeve, apo edhe ata që i flaku vetë në gojë të çakejve, sigurisht që nuk do t’i ftojë në dasmën e radhës.
Të vetmit që kanë “çarta bianca” janë “strategjikët” e brendshëm dhe të jashtëm, të cilëve kryeministri ua ka besuar edhe vizionin e Rilndjes Urbane 2.0.
Prandaj Rama meriton atë që i takon Ramës.
Këtë e dimë me kohë e me vakt.
Ajo nuk dimë akoma është se edhe sa herë i duhet të nusërojë që marrë atë që i takon Çezarit.