Argëzon Sulejmani: Zheg
(Erotika e një vape)
Bën zheg nëpër sheshet e Prishtinës
Fllad fryn vetëm përreth harqeve tua
Ç’hamshori kjo e diellit ndaj stinës
Veç atyre poreve vjen puhizë si krua.
Vëji duart në bel dhe lidhe kohën lak
Si mbretnesha në ballë, i yti është froni
Merre për dore verën dhe shpure në sokak
Në vjeshtën prej teje piqet pjeshkë e ftoi.
Djegagur, 2026.