Albspirit

Media/News/Publishing

Mbështes projektligjin dypartiak ‘SRBIJA Act’ të kongresmenëve Joe Wilson dhe Bill Keating

Harry Bajraktari

Ky është një hap i domosdoshëm i Kongresit të Shteteve të Bashkuara në mbrojtje të demokracisë, sundimit të ligjit, llogaridhënies dhe paqes së qëndrueshme në Ballkanin Perëndimor.

‘SRBIJA Act’ është projektligj i rëndësishëm sepse synon të mbajë përgjegjës ata që kërcënojnë proceset demokratike, nxisin korrupsionin, shkelin të drejtat e njeriut dhe kërcënojnë paqen e stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Ky projektligj dërgon gjithashtu një mesazh të qartë se Shtetet e Bashkuara nuk do ta injorojnë rreshtimin e Serbisë me Rusinë, Kinën, Iranin dhe armiq të tjerë të Shteteve të Bashkuara.

Për shumë kohë, Serbia dhe Presidenti Aleksandar Vucic kanë qenë burim i destabilitetit në rajon me politika agresive ndaj Kosovës, Bosnjës dhe Hercegovinës, dhe fqinjëve të tjerë, si dhe me politikat diskriminuese ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës përmes nënpërfaqësimit, pasivizimit të adresave dhe mohimit të të drejtave të barabarta.

Në reagimin tim në X u bëra thirrje kongresmenëve dhe senatorëve amerikanë që ta çojnë përpara këtë projektligj, për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor, demokracinë dhe prosperitetin e rajonit.

Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të gjithë amerikanët kudo që janë 🇺🇸🙏

🔗 English version on X:

https://twitter.com/HarryBajraktari/status/2093373365851406727…