Albspirit

Media/News/Publishing

Xhoi Jakaj: Një thirrje për përgjegjësi politike dhe institucionale!

Si pedagoge dhe një njeri që beson te mendimi kritik, kur situata përshkallëzohet dhe konflikti mes dy palëve degjeneron në dhunë, është momenti për të kërkuar zgjidhje me përgjegjësi politike dhe institucionale.

  1. – Krijimin e një qeverie teknike, me njerëz të ndershëm dhe që kanë integritet, të pakonsumuar politikisht dhe pa hije dyshimi mbi figurën e tyre.
  2. – Organizimin e zgjedhjeve të parakohshme brenda gjashtë muajve, të përgatitura në mënyrë transparente dhe të besueshme. Pra në kushtet që jemi nuk mund të ketë zgjedhje të ndershme, të drejta dhe vota të jetë e lirë!
  3. – Plotësimin e kërkesave të studentëve, duke i trajtuar seriozisht problemet e universiteteve dhe kushtet në të cilat ata studiojnë.

Shqipëria ka njerëz të ndershëm, profesionistë dhe me integritet, të cilët mund të marrin përsipër një përgjegjësi të tillë.
Kur tensionet shoqërore rriten, zgjidhja nuk është as shpërfillja e protestuesve, as përplasja me ta, por dialogu, përgjegjësia dhe veprimi konkret.
Mos i dhunoni studentët, askush nuk ka të drejtë të rrah një të ri, vajzë, djalë, grua apo gazetar/e
Studentët nuk janë drunj, janë njerëz!
Dhuna nuk e zgjidh problemin, por e thellon krizën. Prandaj, nevojiten dialog, reflektim dhe vendimmarrje te përgjegjshme, në mënyrë që situata të mos përshkallëzohet më tej dhe qytetarët të mos përballen me pasoja të rënda!