Albspirit

Media/News/Publishing

Qerim Vrioni: “Dorëzimi i armëve…”, botimi im i ri për fotografinë

Këto ditë doli nga shtypi botimi im i ri për fotografinë, libri “Dorëzimi i armëve-sprovë për një foto të hershme të Kel Marubit” kushtuar fotos “Kapiteni Mark Raka dhe bajraktari i Shalës” (1922).

Falenderoj bashkëpuntorët e afërtë: redaktorin, shkrimtarin Pandeli Koçi, autoren e ballinës, artisten Merita Toçila, faqosësen Adriana Matraku, autorin e fotos time, fotografin Ernest Baba, botuesen e “Arte Graphic” Artemida Arbri dhe autorin e parathënies, shkrimtarin dhe publicistin Aleksandër Çipa.

Libri mund të gjindet tek libaria “Librari Art’s” përballë shtatores së Mbretit Zog I dhe qysh nga dita e nesërme (dt. 26 tetor) edhe tek libraria “Adrion” pranë Pallatit të Kulturës, gjithmonë në Tiranë.