Albspirit

Media/News/Publishing

Donald Lu: Do turpëroni veten përballë SHBA dhe BE nëse nuk e miratoni

Komisioni për Reformën në Drejtësi është mbledhur sot për të diskutuar mbi ecurinë e kësaj Reforme. Të pranishëm në këtë komision ishin edhe ambasadorët Donald LU dhe Romana Vlahutin.

Ambasadori i SHBA, Donald Lu iu drejtua me fjalë të ashpra anëtarëve të komisionit dhe politikës duke i thënë se do të turpëohen përara SHBA dhe BE nëse kjo reformë nuk do të miratohet përpara verës dhe nuk do të gjejë zbatim në shtator,.

“Kam një mesazh shumë të thjeshtë. Nëse kjo reformë dështon ju anëtarët e këtij komisioni turpëroni veten përpara atyre që ju kanë zgjedheur. Gjithashtu do të turpëroni marrëdhëniet tuaja me SHBA dhe BE. Ne së bashku nuk do lejojmë që të dështoni. Ne do tju ndihmojmë të realizoni Reformën në Drejtësi.”, tha Ambasadori Amerikan

Donald Lu i ka bërë thirrje politikës të mos i mbrojë gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar pasi do të përballen me votën e qytetarëve në vitin e ardhshëm.

“Nëse mendoni se do të mbroni gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar do të përballeni me qytetarët në vitin e ardhshëm. Deri në fund të qershorit duhet të miratoni reformën. E keni për detyrë”, tha Lu.

 

Please follow and like us: