Rita Ora prezanton të ëmën
Mbrëmë shoqëruesja e Rita Orës në regjistrimet e “Mother’s Day-Dear Mama” në New York ishte nëna e saj, Vera Sahatçiu Ora.
Daily Mail me këtë rast shkruan se si kjo e fundit duket në formë dhe e veshur me stil, si dhe që tani e kuptojnë se nga kush i ka trashëguar tiparet tërheqëse vajza e saj e famshme Rita.
Nënë dhe bijë ato ngjanin si dy shoqe, mjaft elegante dhe të kuruara deri në detaj, pasi Vera me veshjen e saj krejtësisht të bardhë bënte të dukej madhështore, ndërsa e bija e saj, Rita kishte të veshur një fustan të zi që e bënte të dukej mjaft në formë.
Ata po ashtu ritheksojnë faktin se si Rita kishte deklaruar që nëna e saj është “përkrahësja më e madhe në planet”, dhe që përkushtimin ndaj punës e ka mësuar nga ajo, meqë i është dashur të iknin nga Kosova, aty ku punonte si mjeke, dhe më pas në Angli të studionte edhe gjashtë vite të tjera për t’u bërë.