Albspirit

Media/News/Publishing

12 vjet burg, për politikanin më të fuqishëm në New York

 

Ish-kryetari i Asamblesë në New York dhe Senator i Shtetit, Sheldon Silver ka marrë masën e dënimit nga gjykata e shkallës së parë

 

Askush nuk duhet të jetë mbi ligjin.
Dikur njeriu më i fuqishëm në New York, Sheldon Silver u dënua sot me 12 vjet burg, në një shembull të jashtëzakonshëm se drejtësia funksionin.
Ish-kryetari i plotfuqishëm i Asamblesë së New York-ut dhe figurë e mbizotëruese në Senatin e Shtetit, ishte dikur ankthi i guvernatorit dhe kryebashkiakut të New York-ut.
Ai u rrëzua pas një hetimi të jashtëzakonshëm federal që zbuloi se Silver kishte përfituar deri në 4 milionë dollarë, në dy skema korrupsioni.
Gjykatësja federale, Valerie Caproni, që komunikoi vendimin, e quajti, një nga njerëzit më të korruptuar në historinë e shtetit.
“Këto nuk janë veprimet e një njeriu të ndershëm”, tha ajo, “janë veprimet e një politikani manipulues dhe të korruptuar”.
72-vjeçari demokrat, nga Loëer East Side në Manhattan, po e mbyll kështu me burg karrierën e tij të gjatë politike, plus një gjobë të majme prej 1.75 milionë dollar, që duhet paguar deri në qershor.
“Kam zhgënjyer familjen time, kolegët e mi dhe elektoratin tim”, tha ai, pas seancës. “Më vjen vërtet, vërtet keq”.
Megjithatë, avoktatët e tij mbrojtës kanë në plan që ta çojnë çështjen në Gjykatën e Apelit, duke shpresuar në zbutjen e dënimit. (Ruben Avxhiu)

 

Please follow and like us: