Albspirit

Media/News/Publishing

Baidu nën hetim pas vdekjes së pacientit me kancer, rrezikon të ndëshkohet rëndë

Autoritetet qendrore të Kinës dërguan një ekip për të hetuar gjigantin e internetit Baidu.

Hetimi filloi pas vdekjes së një pacienti 21-vjeçar i cili mori mjekimin e gabuar për një lloj të rrallë kanceri, ndërkohë që informacion e mori nga reklamat e ofruara nga Baidu. Korrespodenti i CRI-së Xie Cheng, shpjegon lidhjen midis internetit dhe tragjedisë. Gjiganti i internetit Baidu i cili është edhe i listuar në bursën Nasdaq është vënë në syrin e ciklonit këto dy javë pas vdekjes së të riut Wei Zexi, nga provinca Shaanxi në veriperëndim të Kinës. Wei u diagnostikua me synovial sarkome, një formë e rrallë e kancerit të indeve të buta në vitin 2014, dhe mori një terapi të bazuar mbi forcimin e sistemit imunitar, pasi ai dhe familja zhvilluan kërkime për trajtimin dhe kurën e mundshme në motorin e kërkimit Baidu. Trajtimi, që iu ofrua nga Spitalin i Dytë i Forcave të Armatosura të Policisë të Pekinit, u bazua mbi qelizat e gjeneruara nga vetë sistemi imuninar i pacientit. E gjithë terapia i kushtoi familjes së Wei-it rreth 200 mijë juan, mbi 31 mijë dollarë amerikanë, por doli e pasuksesshme. Chen Xiaobing, një ekspert mjekësor i spitalit të kancerit në provincën Henan të Kinës Qendrore, thotë se terapia në fjalë është e përshtatshme për trajtimin e sarkomës. “Ka pasur shumë kërkime mbi këtë lloj kanceri në Shtetet e Bashkuara dhe Europë, por shumë spitale dhe institute mjekësore e kanë refuzuar,” thotë ai. Shumë mjekë besojnë gjithashtu se pse pavarësisht suksesit të pjesshëm të kësaj terapie, ka pak shenja se ajo mund të kurojë sarkomën. Para vdekjes së tij muajin e kaluar, Wei postoi në internet lidhje me përvojën e tij dhe akuzoi kompaninë e internetit Baidu për mashtrim. Ai e përshkroi trajtimin si të padobishëm dhe kritikoi praktikën e Baidu-së për të renditur reklamat e paguara. Sipas sistemit, Baidu fiton para duke shfaqur reklamat në rezultatet e kërkimit. Akuzat Wei kanë ndezur zemërim mes përdoruesve të internetit, të cilët tani po fajësojnë Baidu-në për të mos kontrollin e reklamuesve. Diskutimi i ndezur ka arritur deri aty sa të vihet në pikëpyetje edhe përgjegjësia shoqërore e kompanisë për promovime të tilla mjekësore. Zhu Wei, një profesor i asociuar i Universitetit të Shkencave Politike dhe Ligjit, përshkruan atë që ai mendon se mund të jetë përgjegjësia ligjore e Baidu-së. “Baidu mban një pjesë të përgjegjësisë shoqërore në një masë të caktuar, pasi duhet të kontrollojë përpara se të postojë reklamat, gjë që kërkohet edhe nga ligji. Kjo është kryer dhe bërë publike, pasi Baidu mori certifikimin e vërtetë e spitalit si një institucion mjekësor i kategorisë së parë për të trajtuar sëmundjen. Megjithatë, ka ende vend për të bërë verifikime mbi këtë çështjet si dhe ka hollësi të tjera që duhen diskutuar”. Profesori vuri gjithashtu në dukje se të tilla njoftime bien ndesh me Ligjin e ri të reklamave i cili hyri në fuqi shtatorin e kaluar dhe e dënon rëndë këtë praktikë. Nga ana e saj, kompania Baidu ka paraqitur një kërkesë për hetimin e spitalit dhe gjithashtu i shprehu ngushëllime familjes Wei-t. Baidu u zotua gjithashtu të bashkëpunojë plotësisht me hetimin e qeverisë dhe se do mbajë një qasje zero-tolerancë për informacionet e rreme në internet. (L.P.)

https://www.facebook.com/Cerciz-Loloci-444479355625593/

Please follow and like us: