I besuari i Kenedit: Porosia që më jepte gjithmonë kur ishte larg të shoqes
Kur përmendet Xhon Kenedi, të gjithëve u vjen në mendje presidenti amerikan i përgjakur në limuzinën e tij në 22 nëntor të vitit 1963 në Dallas. Por Clint Hill, një ish-agjent i Shërbimeve Sekrete, ka rrëfyer një anë tjetër të presidentit amerikan. Ai ishte xheloz për të shoqen, Xheki, madje i kishte dhënë një porosi të veçantë agjentit më të besuar: Mbaje larg nga Onasis gruan time. Në vitin 1962, kur do të nisej për një udhëtim në Itali, ai e thirri të besuarin Hill dhe e urdhëroi: Nuk dua foto të Xhekit me bikini, aq më pak në tavolina me gota vere të boshatisura apo mbrëmje në klube nate. Këto detaje përmenden në librin “Memoir” që Clint Hill, tashmë 84 vjeç, ka publikuar së fundmi. Hill ka punuar për pesë presidentë të SHBA-ve: Ajzenhauer, Kenedi, Xhonson, Nikson dhe Ford. Hill ka qëndruar në shërbim të Xheki Kenedit edhe një vit pas vrasjes së presidentit. Në libër, ai rrëfen se Kenedi nuk e kishte qejf praninë e grekut Aristotelis Onasis në mjediset ku rrinte e shoqja.
Xheki dhe Onasis janë njohur në vitin 1958, kur Kenedi ndodhej në Europë për t’u takuar me Uinston Çërçill. Që nga ai moment, mes Xhekit dhe Onasis pati shkëndija. Hill kujton se në vitin 1961, para udhëtimit të çiftit presidencial në Europë, Kenedi e thirri dhe i tha: Sigurohu që ime shoqe të mos e takojë as rastësisht Aristotel Onasisin. Historia më vonë tregoi se Kenedi kishte pasur të drejtë. Xheki Kenedi u martua me Onasis pesë vjet pas vrasjes së presidentit.

Please follow and like us: