Albspirit

Media/News/Publishing

Hygerta Sako i përgjigjet Ilda Bejlerit: Të uroj suksese në stilin tënd të ri…

E ftuar në emisionin e pasdites me Rudina Magjistarin, prezantuesja Ilda Bejleri ka shprehur mendimin e saj për disa kolege që bëjnë emisione të ngjashëm me formatin e saj, por në televizione të tjera.

Ilda ka thënë konkretisht për Hygertën se i përket një modeli tjetër të gazetarisë.

“Ka disa njerëz që kanë mbetur në modelin e vjetër të gazetarisë dhe nuk synojnë të krijojnë gjëra të reja…”- është shprehur Bejleri gjatë intervistës së saj.

790c4876ba2db95966957109e148f38a

Ndërkohë në një deklaratë për “Panorama Sport”, prezantuesja e TVSH i përgjigjur me shumë “finesë”… Për Sakon nuk mjafton të jesh seksi dhe në faqet e fundit të gazetave sportive, në krahasim me produktet e saj që janë gjithnjë në faqen e parë.

“ Të them të drejtën nuk e ndoqa, por më informuan miqtë. Nuk kam kohë të merrem me të tilla deklarata sepse jam shumë e zënë me ‘Përtej futbollit’, emision që fillon së shpejti dhe që u kopjua keq nga koleget. Por, unë mund të them që vazhdoj me këtë ‘stilin e vjetër’ të gazetarisë me të cilin prodhoj lajme që zënë faqet e para. Nëse Ilda mendon se të qenit seksi është stil i ri i uroj suksese në rrugën e zgjedhur prej saj. Dhe së fundmi dua të them që Ilda s’kishte lindur akoma kur mua më emociononte Maradona, Mateus dhe Van basten” përfundon Sako.

Ndërkohë një tjetër gazetare e njohur ka reaguar lidhur me komentet e Ildës. Bëhet fjalë për Aida Tucin e cila përmes një statusi në facebook ka thënë se për të qenë gazetare nuk mbajtën të jesh velin.

aida-tuci

“Të jesh velin e gazetarisë nuk do të thotë të jesh gazetare. Për më tepër, po aq idiote më tingëllon kjo ndasia: gazetari moderne dhe gazetari e vjetër. Pika gazetarisë tënde dhe mua bashkë me ty!”- shkruan Tuci.

Please follow and like us: