Albspirit

Media/News/Publishing

Maria de Filippi, mësim për televizionet shqiptare

Sanremo i këtij viti, nën drejtimin e Maria de Filippi-t dhe Carlo Conti-t, ishte më i ndjekuri i 15 viteve të fundit. Kjo do të thotë se ka kaluar shikueshmërinë e Sanremos së famshëm të 2012-ës, ku u shfaq flutura e famshme e Belen Rodriguez-it. Gjithashtu do të thotë se Carlo Conti kishte të drejtë kur tha: “Mjaftojmë unë dhe Maria”, kur e pyetën nëse do të ketë velina që do t’i shoqërojnë gjatë prezantimit.

Jo më kot ky u quajt nga mediat italiane “Sanremo i Maria-s”; gruaja më me peshë e medias italiane prezantoi e veshur në të zeza, duke ia lënë vëmendjen konkurrentëve dhe të ftuarve specialë. Dhe ia doli: e ktheu Sanremo-n në lavdinë e dikurshme. 13,553,000 spektatorë ndoqën mbrëmjen fnale të shtunën.

Sot në mëngjes kërkuam në Instagram proflin e Maria de Filippi-t për të parë veshjet e saj mbrëmë, por nuk gjetëm asnjë llogari zyrtare të sajën. De Filippi, edhe pse shumë e famshme, nuk ka Instagram. Epo, ngjan e arsyeshme kur mendon se drejton spektakle në Mediaset, ku është ideatore, producente dhe prezantuese. Nuk ka kohë për selfie.

Ndërkaq, në Shqipëri herë-herë imazhi i Maria-s përtallet për “zërin e trashë” apo look-un “jo femëror”, qoftë edhe pse kur prezanton “Uomini e Donne” ulet në një cep dhe e drejton spektaklin që aty.  Sepse standartet e prezantueseve gra shqiptare kanë mbetur tek i foluri “rrjedhshëm” (pavarësisht asaj çfarë thuhet) flokët më të hekurosur se fustanet dhe takat e larta të kuqe. Sado ka prezantuese që punojnë me përkushtim, në fund gjykohen nga modeli i flokëve dhe veshja.

Ndërkaq, Ellen Degeneres drejton prej vitesh një prej spektakleve më të ndjekura në botë, pa pasur flokë alla “bjonde me onde, e ke radhën sonte”, pa veshur kurrë ndonjëherë fustan në “Ellen Degeneres Show”.

Na ka dhënë disa prej intervistave më të këndshme me presidentin Obama; ai ka qenë i ftuar kushedi në sa emisione por gjejeni pak: intervistat më të klikuara të tij janë ato me Ellen-in.

Monologu i saj hapës në çmimet “Oscar” 2014 është një prej videove më të klikuara të ceremonisë më të rëndësishme të çmimeve kinematografike. Me një kostum të zi, trajtoi plot ironi e humor çështje si lufta, racizmi, varfëria, dhe vuri në lojë gjithë Hollywood-in.

Por këto gra nuk shkëlqejnë në spektakle kaq të rëndësishme sepse dikush ua dha mundësinë; mbërrijnë deri aty sepse kanë treguar në vite se mund t’ia dalin, edhe pa një skenar përpara. Maria De Filippi ka vite që bën “Amici-n” apo “C’e posta per te” dhe po kështu Ellen Degeneres, e cila ka spektaklin e saj që prej 14 vitesh.

Pak e dinë se sa bujë bëri në 1997-ën intervista e saj në një prej spektakleve më të ndjekur të të gjitha kohërave, atë të Oprah Winfrey-t. Aty Ellen pranoi se është lezbike, por në vend që të humbiste pikë, me karizmën e saj u bë aq e dashur për publikun, sa pati akoma më shumë sukses. Sot, është një prej mbështetëseve më të forta të organizatave të bamirësisë, për mbrojtjen e kafshëve dhe LGBTQ-së.


Ishte vendi i duhur për një rrëfim të tillë: Oprah Winfrey, ikonë e televizionit amerikan, njihej për lirshmërinë dhe sinqeritetin e emisionit të saj. Tashmë sipërmarrëse, Oprah drejton një televizion (“O”) dhe një revistë të sajën, si edhe njihet për veprimtari të gjerë bamirësie dhe filantropie. Kjo figurë kaq e dashur edhe këtu, nuk ka qenë asnjëherë ikonë mode; askush nuk e ka ditur ndonjëherë ç’markë kishte fustani i Oprah-s.

Gjithë jetën ka pasur luhatje peshe, dhe që në fillim ka qenë pre e komenteve se duhet të humbë kile, por kjo nuk e ndaloi të shkojë aty ku është. Përkundrazi; tani është një frymëzim për vajzat që të ushqehen shëndetshëm, çka e pasqyron edhe në Instagram-in e saj ku poston tek-tuk foto gatimesh, por më shumë mbi eventet dhe veprimtaritë e filantropisë ku është e përfshirë.

Gjithë jetën ka pasur luhatje peshe, dhe që në fillim ka qenë pre e komenteve se duhet të humbë kile, por kjo nuk e ndaloi të shkojë aty ku është. Përkundrazi; tani është një frymëzim për vajzat që të ushqehen shëndetshëm, çka e pasqyron edhe në Instagram-in e saj ku poston tek-tuk foto gatimesh, por më shumë mbi eventet dhe veprimtaritë e filantropisë ku është e përfshirë.

Këto tre gra “peshë e rëndë” e televizionit, kanë ditur kurdoherë të komunikojnë thjesht me publikun, pa pretenduar të duken më seksi, më me stil dhe më të mençura sesa shikuesit e tyre. Kanë folur hapur për pasiguritë dhe vështirësitë që kanë kaluar. Oprah Winfrey ka treguar si është abuzuar në moshën 14-vjeçare dhe ka mbetur shtatzënë; si i biri vdiq fare i vogël; si ia nisi nga një punë e vogël në një radio lokale.

Statusin nuk ua japin veshjet e shtrenjta apo ndjekësit në Instagram. Por siç duket, këto duhen në vende të vogla si Shqipëria, ku personazhet e ekranit mund t’i shkëmbesh çdo ditë në rrugë dhe prapë, të mos të të bëjnë fare përshtypje./Genta Hodo/Anabel

Please follow and like us: