Ismail Kadare: Nëna ime nuk e ka imagjinuar se do të ishte personazh i veprave të mia
Kadare ka prezantuar në emision edhe librin e tij “Mëngjeset në Kafe Rostand”, i shkruar në Paris.
Shkrimtari Ismail Kadare ka qenë i ftuar këtë javë në emisionin francez Vendredi di Lecture në Francë.
Kadare ka qenë pjesëmarrës në BibliothequeMedicis dhe ka folur mbi librat e tij por edhe mbi karrierën e tij prej shkrimtari.
“Nëna ime nuk e ka imagjinuar asnjëherë se unë një ditë do të shkruaja një libër ose disa vargje për të” ka thënë mes tjerash Kadare në emisionin e famshëm francez. Ai ka treguar se nëna e tij ishte naive, e një mentaliteti ndryshe dhe të cilën ai provoi ta ndryshonte me anë të veprave të tij letrare.
Kur ka folur mbi regjimin në të cilin ai ka shkruar një pjesë të mirë të veprave të tij, Kadare është shprehur: “Në diktaturë është detyrë e shkrimtarit të shkruajë dhe të bëjë të pamundurën të ndikojë në shoqëri. Francezët, në anën tjetër, shpesh mendojnë se pak janë lënë anash në Ballkan dhe nuk kanë for ndikim në të” ka thënë mes tjerash Kadare. Kadare ka prezantuar në emision edhe librin e tij “Mëngjeset në Kafe Rostand”, i shkruar në Paris.