Basha: Liria është e kërcënuar nga diktatura e krimit, rruga e vetme për të kthyer normalitetin është largimi i Kryeministrit Rama
Kreu i PD-së , Lulzim Basha deklaroi para ish të përndjekurve se liria e vendit është e kërcënuar nga diktatura e krimit dhe se e vetmja mënyrë për të kthyer normalitetin është largimi i Kryeministrit Edi Rama.
Basha: Liria për të cilën luftuam 26 vjet më parë është e kërcënuar, tashmë jo nga një diktatura idologjike, por nga diktatura e krimit. Sot liria kërcënohet nga një kryeministër që shkel kushtetutën për të mbrojtur kriminelët që ka sjëllë në pushtet. Rama rrefuzon të zbatojë ligjin e dekriminalizimit për të mbrojtur krimin dhe drogën, me të cilin ndau pushtetin.
Sot jemi këtu si pjesë e një vendimi të madh të marrë në 18 shkurt. Vendimi i madh është se nuk do të pranojmë që themeli i lirisë tonë zgjedhjet e lira dhe të ndershme të bien peng e një qeveri që ka vendosur ti vjedhë ato përmes parave të drogës.
Jemi këtu për t’i thënë Rames se e vetmja mënyrë për të kthyer normalitetin në vend eshtë largimi yt dhe një qeveri teknike, rrugë tjetër nuk ka dhe nuk ka për të pasur.
Basha tha gjithashtu se qëndresa e PD sa vjen e rritet, ndërsa dha lajmin se kësaj proteste po i bashkohen edhe emigrantët.
Basha: Ky bashkim popullor sa vjen dhe rritet. Këtu nuk jemi për interesat tona, këtu jemi për interesin ekzistencial të çdo shqiptari, për interesin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Sot kemi të përndjekurit politik. Po sot kanë mbërritur emigrantët nga Athina, që i bashkohen kësaj proteste. Janë nisur emigrant nga Italia, Brukseli, Londra për tu bërë pjesë e qëndresës sonë për zgjedhje të lira dhe të ndershme.