Albspirit

Media/News/Publishing

Bush shprehet kundër Trump: Media ‘e domosdoshme’ në demokraci

Presidenti i 43 i Shteteve të Bashkuara, Xhorxh Bush, ka shprehur në një farë mënyrë papajtueshmëri në lidhje me liderin aktual të Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump, në lidhje me mënyrën se si ky i fundit është sjellë në raport me median.

Në një intervistë për NBC Nevvs, Bush e cilësoi median si një aktor të pazëvendësueshëm në një shoqeri demokratike.

I pyetur nga moderatori nëse e ka konsideruar ndonjëherë median një armik të popullit amerikan në kohën që ishte në detyrë, përgjigjia e Bush ishte kjo:

“Unë e konsideroj median si diçka të pazëvendësueshme në demokraci. Mendoj se kemi nevojë për median në mënyrë që politikanët si ne të qëndrojnë brenda linjave. Pushteti mund të të bëjë tërheqës dhe gërryes ndaj është e rëndësishme për median që të ekspozojë njerëz që mund të abuzojnë me pushtetin. Qofshin ata këtu, në Shtetet e Bashkuara, por edhe në çdo vend tjetër”, u shpreh ish-Presidenti amerikan.

Më tej, Bush deklaroi se në të shkuarën ishte munduar që të bindte edhe homologët e tij mbi rëndësinë e medias.

Ai tha se i kishte bërë shpesh herë thirrje Presidentit rus, Vladimir Putin, që të përballej në mënyrë të drejtë me një media të pavarur.

Deklarata e ish-Presidentit Bush vjen nën jë kohë kur lideri i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump ka patur jo pak herë përplasje me përfaqësusit e mediave, ndërkohë që në drejtim të tyre ka hedhur edhe akuza të shumta.

Please follow and like us: