Luana Vjollca-luftë për audiencë me Fevziun, fton politikanë në emision
Siç lajmëroi edhe më herët moderatorja Luana Vjollca, emisioni “Pa limit” do të transmetohet çdo të hënë në orën 22:50 , orar që rastis me emisionin “Opinion” të gazetarit të njohur, Blendi Fevizu. Pikërisht për këtë arsye, është menduar që brenda emisionit të futet edhe “pak” politikë. Në startimin e parë të emisionit “Pa limit” gjatë të hënës, i ftuar do të jetë deputeti , Eduard Ndocaj.
Pavarësisht se emsioni i Luana Vjollcës, është më shumë format argëtues dhe nuk ka ngjashmëri me emisionin politik të Blendi Fevziut, konkurrenca për audiencë po ndikon edhe në përzgjedhjen e të ftuarve në emisionin “Pa limit”. Të shohim se kush do të jetë më i ndjekuri./dritare.net
Please follow and like us: