Albspirit

Media/News/Publishing

Të gjithë studentët e Fakultetit Ekonomik në Shqipëri mbetës? Flet pedagogu i lëndës

Një profesor tek Ekonomiku ka ngelur gjithë grupin e studentëve prej 99 vetëve, dhe i ka dhënë notë kaluese 5 vetëm njërit prej tyre.

Bëhet fjalë për lëndën “Hyrje ne Modelim Financiar” në fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës. Rasti është publikuar në faqen e Olti Currit në facebook. Aty shtrohet edhe pyetja kush e ka fajin: Profesori apo studentët?

Nga kërkimi rezulton se lëndën në fjalë e jep pedagogu Olti Rrumbullaku.

Por si qëndron e vërteta e këtyre postimeve?

Menjëherë pas shpërndarjes së listës së notave, Blitz.al kontaktoi me pedagogun Rrumbullaku, dhe vetë ai tha se është publikuar vetëm një faqe e notave, ndërkohë që në provim nuk kanë qenë 99 studentë por 344 studentë, dhe në mur janë listuar të gjitha fletët, por janë fotografuar vetëm fletët e fundit.

“Ndonjë student dashakeq, ka fotografuar vetëm faqen e fundit të notave duke dhënë një informacion të gabuar. Në lëndën përkatëse janë shpallur 3 fletë me nota të renditura sipas notës dhe kanë fotografuar vetëm fletën e fundit. Në provim kanë qenë 344 studentë dhe kanë mbetur 95 studentë”,- tha Rrumbullaku.

Please follow and like us: