Albspirit

Media/News/Publishing

Basha tregon kur do të kthehet PD në parlament

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha foli pasditen e së shtunës te çadra e protestës për kërkesat e opopzitës. Ai tha se edhe pas 7 javësh në këtë shesh, qëllimi kryesor është çlirimi i vendit nga zgjedha e krimit.
“Këtë do ta bëjmë vetëm me zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nuk pranojmë asnjë kompromis, asnjë pazar me standardin zgjedhor, nuk do të pranojmë asnjë kompromis, asnjë pazar me standardin e votës së lirë. Dhe nuk mund të pranojmë që as ne, as partnerëve tanë ndërkombëtarë, t’u hedhin hi syve dhe tua shesin sapunin për djathtë, Fatmir Xhafa, Edi Rama me shokë” – tha Basha i cili shtoi se “zgjedhje me Edi Ramën, me Fatmir Xhafën dhe sojin e tyre në pushtet nuk ka për të pasur, dhe ne nuk pranojmë asnjë lloj tjetër, përveç zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”.
Basha bëri edhe një tjetër deklaratë se kur opozita do të kthehet në parlament.
“Nuk do të ketë asnjë kthim në institucionet e inkriminuara të republikës së vjetër, asnjë kthim në parlament, pa u përmbushur vendimi dhe premtimi i shqiptarëve për zgjedhje të lira dhe të ndershme” –tha Basha.

Please follow and like us: