Haig Zacharian: Pirateria një turp, përgjegjësi direkt për të drejtën e autorit kanë institucionet shtetërore
Në vend që të mbrohen autorët, e drejta e tyre, sulmohen pikërisht ata. Kjo është çudia që ndodh në këtë vend, kur po kërkohet me ngulm ndalimi i filmave të periudhës së komunimit. Hajg Zacharian, një nga emrat e shquar të muzikës, veccanërisht ën muzikën e fimlit e ngre ëktë shqetësim me forcë. “E drejta e autorit nuk njihet te ne dhe vazhdojnë problemet me filmat, por dhe me muzikën. Këto janë turpe, që nuk duhet të ndodhin në një shtet normal, por tek ne vazhdon mosrespektimi i të drejtës së autorit. Unë di që për filmat FMAA ka bërë disa marrëveshje, por sërish situata siç kanë pohuar dhe të tjerë nuk është ajo që duhet. Ka një qasje të tillë, që duhet të ngresh çadra që të arrish një gjë sikur asnjë nuk ka përgjegjësi nga institucionet për këto probleme. Përgjegjësi direkt për të drejtën e autorit kanë institucionet shtetërore. Pse nuk kanë vëmendje? Duhet patjetër që të ngrihen njerëzit dhe të bëjnë revolta që të zgjohen nga gjumi? Ky është problemi”, pohon kompozitori Zacharian në reagimin e tij. Sipas kompozitorit po harrohet se janë në vend organet ligjzbatuese dhe nuk mund të quhen fajtorë artistët për piraterinë. “Merr një detyrë shtetërore dhe duhet të jenë njerëzit që ti kujtojnë që duhet të zbatojnë ligjet? Kjo duhet të rregullohet, sepse ne krijuesit po e ndjejmë veten si fajtor për këtë situatë në një kohë kur nuk jemi ne. Ne i drejtohemi Ministrisë së Kulturës por nuk është vetëm ajo, pasi është një zinxhir i gjatë i institucioneve që nuk kanë vëmendje. Janë këto institucione që merren me zbatimin e ligjeve për të drejtën e autorit. Në organet ligjzbatuese punojnë njerëz dhe marrin rrogën për këtë punë. Ka institucione për të mbrojtur ligjet që ka vendosur një shtet, atyre duhet ti kërkohet llogari jo artistëve”, pohon kompozitori Zacharian.