Albspirit

Media/News/Publishing

Qeveria e Besimit le të kalojë nga mocioni i tij

Aleksandër Çipa

Do të duhej të sqarohej koncepti për ndryshimet mes Qeverisë Teknike dhe Qeverisë së Besimit…Si do të ndryshoje formula mes njerës dhe tjetrës? Kush janë garantet e besimit dhe si konceptohen ” të besuarit”. Kush është njesia vlerësuese e besimit dhe pse do të konsiderohen të besuar disa dhe të tjerët jo?! Ndarja e qeverisësve të tanishëm në të besuar dhe të pabesueshëm, mbart në thelb diaboli dhe fyen e injoron tronditshëm Sovranin. Këto lojra bëhen në prag të çastit kur Sovrani ka legjitimitetin të përcaktoje dhe zgjedhë qeverisësit e rinj.
Qeverisjet e salduara në rrugë manipulimesh dhe sidomos në tryeza portative oligarkesh politike, janë të destinuara të ngrihen në terren dhe për kohë pa gravitet. Ato që dalin nga Sovrani, kanë legjitimitet dhe gravitet. Për mendimin tim, këtij Parlamenti i ka mbetur vetëm një seancë mocioni besimi, përderisa nuk pati kurrë mocion mosbesimi, dhe më pas, nëse nuk rezulton ajo që kërkon opozita, një dorëheqje e kryeministrit Rama dhe futje në zgjedhje. Kriza që vjen nga lart, nuk është kurresesi e njëjte me atë që shperthen nga qytetarët. Kjo është arsyeja që shqiptarët janë bërë me të maturuar dhe me lexues nga sa mendojne oligarket e makuterisë së pashoqe në gjithë me nder Lindjen që e shëmbi Perendimi dhe po e perfshin Europa.