Çadra e PD në zi, Berisha: Humbëm një luftëtar lirie, shpirti iu bëftë dritë!
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për ngjarjen e rëndë që ndodhi në çadrën e protestës, ku një qytetar humbi jetën.
Berisha shkruan se humbi jetën një luftëtar lirie.
Sipas tij, familja humbi njeriun e dashur, Tepelena qytetarin e saj shembullor, Çadra e Lirisë dhe mbarë populli opozitar luftëtarin e paepur të votës së lirë.
Ja reagimi
Humbem Avni Begen, humbem nje luftetar lirie!
Te dashu miq, dje u nda nga jeta Avni Bega, luftetari i vendosur i lirise qe keto 46 dite, me besim te palkundur ne kauzen e drejte dhe fitoren shnderroi Çadren e Lirise ne shtepine e tij te dyte.
Me ndarjen e parakohshme nga jeta te Avniut, familja humbi njeriun e saj me te dashur, Tepelena qytetarin e saj shembullor, Çadra e Lirise dhe mbare populli opozitar luftetarin e paepur te votes se lire.
Avniu u nda nga ne agun e realizimit te endrres se tij fisnike, per te cilen sakrifikoi me vetmohim. Me kete rast ju shpreh ngushllimet e mia me te thella familjes dhe te afermve te Avniut, me te cilet ndaj dhimbjen dhe zine e kesaj humbje dhe lutem se bashku me ta qe shpirti i njeriut tyre te dashur te behet drite! sb.