Albspirit

Media/News/Publishing

Halimi: Shqipëria, Kolumbia e Europës

Deputeti demokrat, Eduard Halimi, nga çadra e protestës ku ishte mbledhur grupi parlamentar i Partisë, deklaroi se Shqipëria është kthyer në Kolumbinë e Europës, duke iu referuar sasive të drogës të kapura javën e fundit në Itali e Greqi.

“Vetëm këtë javë, dy ngarkesa u kapën me drogë në Itali. Në total, 5 ton drogë. 7 ngarkesa të tjera, me një total prej 1.5 ton u kapën në Greqi. Pa llogaritur drogën që nuk arrin dot të kapet. Si ka mundësi që Shqipëria u shndërrua në Kolumbinë e Europës? Sepse qeveria i bën banditët deputetë e drejtorë. Qeveria jonë është bërë njësh me krimin”, tha Halimi.

Me tej, deputeti demokrat theksoi: “Kjo republikë duhet të marrë fund një orë e më parë, për t’i hapur rrugë republikës së re, ku qeveria nuk është e lidhur me krimin. Zgjedhje fasadë, me një qeveri të lidhur me krimin nuk do të ketë”.

Please follow and like us: