Albspirit

Media/News/Publishing

AP, partia çame qe shume shpejt do te eklipsoje PDIU?

Aleanca Popullore është një parti relativisht e re dhe tashme ka synim kryesor politik zgjidhjen e Kauzës Çame duke shfrytëzuar te gjitha Standarded Europiane te se Drejtës Ndërkombëtare dhe gjithmonë ne kundërshtim te zgjidhjes ballkanike kriza mbjellëse te panevojshme te saj.

Perqasje.com pas kontaktesh me lidershipin e AP-se, beson se politikisht kjo parti synon te evidentoje gabimet e bëra nga PDIU dhe pakenaqesite e Komunitetit Çame ndaj tyre, te cilat rezultojnë te jene te shumta.

Si rrjedhim, besohet tashme se ne strategjinë e AP dhe me politiken e saj synohet qe Kauza Çame te shkoje drejt realizimit te se drejtës se saj sigurisht ne Greqi dhe brenda Europes, pa lejuar interferim te aktoreve te tjerë jashtë kësaj gjeopolitike.

Pa dyshim SHBA-te si BE kane e duhet te kenë një rol kyç kundrejt zgjidhje se ngercit midis Çameve dhe Greqisë. AP qartazi beson se ndaj Greqisë duhet thëne se ne faktin dhe filozofinë e saj, e shkuara nuk harrohet, por mund te falet vetëm nëse Komuniteti çam do gëzoje te gjithë te drejtat qe gezojne ne Shqipëri pakica Greke.

E drejta e kthimit ne Trojet tona, e drejta e pronesise dhe te drejtat e gjuhës dhe kulturës, qartazi pra standarde qe Greqia nuk i njeh me kushtetute deri me tani.

Por për AP duket se Greqia nuk është vend armik, është Vend Aleat ne NATO dhe BE dhe njekohesisht vendi i origjinës se Komunitetit Çame dhe atje, këta te fundit kane historinë, kujtime dhe pronat.

Kufijtë ne Ballkan janë te pandryshueshëm dhe se Komuniteti çam dëshiron te kthehet ne trojet e tij ne Greqi e te rifitoje te gjitha te drejtat e marra padrejtësisht dhe pertej standardeve ligjore: Shtetësia, prona, gjuha dhe kultura.

AP e sheh Pakicën Greke dhe Komunitetin Çam si ura lidhjeje dhe komunikimi te ndërsjelle midis dy vendeve ne rrugën e përbashkët ne familjen e madhe politike te Europes dhe vetëm me respektimin e këtyre dy Komuniteteve sipas standardeve europiane, mund te ndërtohen marrëdhënie reciproke dhe te sinqerta midis Shqipërisë dhe Greqisë.

Drejtuesit e AP thonë se Interlokutoret e AP ne Greqi janë autoritet e Vendit dhe Jo partitë e vogla ekstremiste greke te cilat ndikojnë drejtpërsëdrejti ne prishjen e marrëdhënieve midis dy vendeve dhe largojnë zgjidhjen e Ceshtjes Çame.

AP beson te vullneti pozitiv i shumicës se shoqerise Greke nga e cila kane dale tashme Zera te spikatur qe pranojnë Ceshtjen Çame dhe sugjerojnë zgjidhjen e saj dhe është e do mbetet interlokutori nr. 1.

AP është me parimin politik te themeluesve te shtetit shqiptar ku Feja ka qene e ndare nga shteti dhe ky duhet te mbetet e tille. Futja e fesë ne politike nuk ndihmon veçse ngatërron pune.

Ne respekt te te gjitha Feve dhe Fese si Institucion i domosdoshëm për një një shoqëri demokratike, Ap e sheh zgjidhjen e ceshtjes Çame vetëm me mbështetjen e Bashkimit Europian dhe Shteteve te Bashkura te Amerikes.

Ndërmjetësimi I vendeve te caktuara te cilat kane problem shume me te mëdha se Ceshtja Çame, vetëm shtyn drejt tensionimit te situatës midis dy vendeve fqinje dhe kontribuon për mos zgjidhjen e ceshtjes se drejte Çame.

Drejtuesit e AP i thane Perqasje.com se do te punojnë nëpërmjet kanaleve diplomatike dhe politike ne Bruksel dhe Uashington qe te binde këto dy instrumente te se shtetit te se drejtës qe te kontribuojnë ne zgjidhjen e ceshtjes Çame sipas standardeve ndërkombëtare te se drejtës.

A nuk janë këto koncepte strategjike te munguara ne qesjen e deri tanishme te PDIU, partisë tjetër Çame? apo ato qe deshirojne shumica e Komunitetit te Nderuar çam? Apo ato qe do te dëshironte cdo Aktor tjetër Ndërkombëtare qe ka mundësi dhe instrumente qe te kontribuoje ne zgjidhjen e kësaj Kauze?

Ne te Perqasje.com besojmë se padyshim rendësi ka te gjesh qasjen e duhur strategjike, pastaj edhe pengesat apo investimet për te ta fshehur atë, do te deshtojne dhe koha sigurisht mund te vonoje, por ne fund i jep te drejtën Atij qe e meriton.

Këtu do te jemi dhe do shohim. PDIU dhe Shpetim idrizi për te cilët flitet shume, apo AP dhe Artur Dojaka për te cilët flitet ne Media akoma pak, do te jene aktoret themelor për zgjidhjen e Kauzës Çame? Koha nuk gabon!

Please follow and like us: