A ka marrëveshje Meta-Berisha? Çfarë thotë Lulzim Basha
Kreu i PD-së, Lulzim Basha, duke folur në emisionin ‘Opinion’, ka mohur se është takuar me kreun e LSI-së, Ilir Metën ditën e sotme.
Po ashtu, Basha tha se është i gatshëm për tu takuar me Metën në funksion të zgjidhjes së krizës në vend.
“Nuk kam pasur takim me Metën. Nuk kam pasur kontakte me Metën. Jam i hapur për takim me Metën. Nëse unë jam në katin e parë të një godine dhe ai në katin e tretë ky nuk është takim” – tha Basha.
Ndërsa, i pyetur nga drejtuesi i emisionit në lidhje me një marrëveshje të mundshme mes kreut të LSI-së, Ilir Meta dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.
“Absolutisht jo!” – ishte përgjigja e Bashës.
“Berisha as më ka kërkuar, as dhe ka lidhur marrëveshje me Metën dhe asnjë tjetër” – tha Basha.