Julian Deda: Është e panatyrshme ndërhyrja në Kodin e familjes
Aktori i humorit Julian Deda ka reaguar sërish kundër LGBT-së, duke vënë theksin të ruajtja e familjes tradicionale. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Julian Deda shprehet se është e panatyrshme ndërhyrja në Kodin e Familjes.
Reagimi i aktorit Julian Deda
Ajo reklama ku nje femije rritet me dy nena, promovon te panatyrshmen. Siç eshte e panatyrshme nderhyrja ne kodin e familjes. Dhe e dini pse, sepse ky kod eshte bere natyrshem per familjen tradicionale, e cila po kerconehet perdite nga shfaqje te tilla. Une nuk jam kunder, qe çdokush te kete familjen e tij, por do ishte mire qe familja te vazhdoje te jete e shendetshme, me role te ndara ku mashkulli ben Babain dhe femra ben Nenen. Si mund te rritet nje femije me dy nena? Mire kjo, por akoma me e mundimshme dhe e sikletshme do ishte, qe ky femije te rritej me dy baballare, kjo nuk hahet as me vaj e as me uthull. Nderkohe qe ne kete vend ka rene flama social-politike, keta gjejne kohe dhe guxim te promovojne anti-familjen. Ore kam nje pyetje per ju te “dashur” LGBT-ista, meqe jeni edhe shqiptare qe jetoni te perditshmen. Ç’mendoni ju per situaten e keqe ekonomike, per papunesine, per drogen, per pergjimet, per aferat seksuale, per taksat e larta, per kendin e lojrave te parku i liqenit, per aksionin opozitar, per artin dhe teatrin, per arsimin e per shume probleme qe ka vendi juaj i mjere, i cili po kalon ditet e tija me te vshtira? Prononcohuni, ndihmoni ne zgjidhjen e situatave, kontriboni ne permiresimin e debatit publik, sepse kjo ju ben te barabarte dhe te perfshire ne jeten e perditshme. Apo, nuk ju intereson asgje perveç kauzave tuaja te pakuptimta, te cilat ju i perdorni çdo vit per te marre miliona lek nga organizatat e huaja dhe vendase, duke i genjyer ata, duke u thene atyre se jeni te diskriminuar. Behuni te dobishem per vendin tuaj. Harxhojini energjite per gjera te natyrshme, sepse e panatyrshmja te lodh, te torturon dhe ne fund nuk fiton asgje.