Anëtari i lëvizjes Zgjidhja denoncon zv.ministrin: Na kërcënoi familjet
Shpetim Zinxhiria, anëtar i lëvizjes Zgjidhja në Athinë dhe ish-zëdhënës i degës së PS-së në Greqi, përmes një statusi në FB ka denoncuar zv.ministrin e Rendit, Stefan Çipa për kërcënime të familjeve të drejtuesve të lëvizjes Zgjidhja në Athinë.
Më poshtë është status i z.Shpëtim Zinxhiria në profilin e tij në Facebok:
“BANDA e zv/ministrit të rendit ne Shqiperi z. Stefan Çipa, kercënon familjet e drejtuesve te Lëvizjes ZGJIDHJA ne Greqi..
E pabesueshme për këdo por ja që ndodh me këta zevendesministra te cilët kalojnë tej cakut dhe etikës njerëzore. Është banda e Stefan Çipës që sot ne oren 4 te mëngjesit ka kercenuar ne Shqipëri familjen e një emigranti, drejtues i Lëvizjes ZGJIDHJA në Greqi. Është kjo bandë që shoqëron këtë zëvëndësministër në fushatën zgjedhore ne qytetet e Greqise,
Ky kërcënim ka ardhur disa orë më pas komunikimit që ka patur i nderuari Stefan Çipa me këtë emigrant, intelektual dhe një ish kuadrot i forcave të rendit. Nësë ky Stefan Çipa ka cipë, dinjitet dhe karakter le ta çoje deri në fund për të zbardhur të vertetën se kush nga banditët e tij ka kërcënuar familjen e emigrantit…Nëse ky veprim nuk përbën një turp atëherë si mund ta vlerësojmë?”.