Albspirit

Media/News/Publishing

Kuvendi: Nesër nis procedura për zgjedhjen e Presidentit të ri

Procedura për zgjedhjet e Presidentit të ri duhet të nisë nesër, më datë 13 Prill. Kjo mësohet përmes një shkrese të dalë nga zyrat e Kuvendit. Shkresa e hartuar nga Drejtoria e Shërbimit Juridik pranë Kuvendit i kujton kreut të këtij institucioni, Ilir Meta afatet ligjore për zgjedhjen e Presidentit të ri. Në shkresë thuhet se Bujar Nishanit i përfundon mandati më 24 korrik dhe më 9 korrik është afati i fundit i Kuvendit për zgjedhjet e kreut të ri të shtetit. Procedura për zgjedhjen e presidentit të ri nis 60 ditë përpara, pra më 13 Prill. Mbi këto procedura janë vënë në dijeni edhe grupet parlamentare.

memo1memo2memo3memo4memo5

Please follow and like us: