Albspirit

Media/News/Publishing

Zgjedhja e Presidentit/ Ruçi letër Metës: Thirr konferencen e kryetarëve

Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi i ka dërguar sot një letër zyrtare kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta mbi përcaktimin e kalendarit për zgjedhjen e presidentit të ri.Ruçi i ka kërkuar Metës që për këtë çështje të mbledhë dhe Konferencën e Kryetarëve.

Në letër, Ruçi kërkon që të Konferenca e Kryetarëve të mblidhet nesër (13 prill), ndërsa propozon që raundi i parë i votimit për zgjedhjen e Presidentit të ri të jetë më 19 prill.

Po sot, Drejtori i Shërbimit Juridik të Kuvendit Alban Brati i dërgoi një memo Metës ku e njofton për procedurat dhe afatet e zgjedhjes së Presidentit të Republikës një ditë para afatit të nisjes së procedurave.

Në letër thuhej se mandati i presidentit Bujar Nishani mbaron më 24 korrik 2017 ndërsa procedurat për zgjedhjen e Presidentit të ri, fillojnë jo më herët se 13 prilli 2017. Ndërkohë që ligji parashikon edhe procedurat në rastin e mbarimit të mandatit të Kuvendit aktual, i cili përfundon më 9 shtator të këtij viti.

Please follow and like us: