Albspirit

Media/News/Publishing

Putin takohet me Sekretarin e Shtetit të SHBA

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka nisur një takim në Kremlin me Sekretarin amerikan të Shtetit, Rex Tillerson, kështu ka thënë një zëdhënëse e Ambasadës së SHBA-së në Moskë, duke cituar zyrtarët e Kremlinit.

Më herët Kremlini kishte refuzuar që të konfirmojë nëse një takim i tillë do të ndodhte gjatë vizitës së Tillersonit në Moskë, duke pasqyruar tensionet për sulmin me raketa të SHBA-së ndaj Sirisë, aleatit të Rusisë, javën që shkoi, transmeton Express.

Tillerson u takua sot gjatë ditës edhe me homologun e vet rus, Sergei Lavrov.

Please follow and like us: