Albspirit

Media/News/Publishing

Robert Aliaj: 20 mijë lekëshi duket si opsion. Kemi harruar ne të themi jo?!

Artisti Robert Aliaj, përherë antikonformist, nuk ka hezituar që dhe sot të ngrejë një shqetësim që për shumë nga ne ekziston po ashtu. Sigurisht, në stilin e tij, duke i thënë gjërat troç.

”20 mijë lekëshi duket si opsion. Kemi harruar ne të themi jo?!”, pyet Aliaj, teksa shtron çështjen e votës, zgjedhjeve, qeverisë, Shqipërisë.

SHKRIMI I PLOTË:

”Shqipëria është një trup i vdekur, i shpëlarë nga historia sepse ajo ka tradhëtuar gjithçka. Shqiptarët si krimbat që e bëjnë pluhur kufomën e saj. (Fragment nga faqja e FB)

Çfarë na mbetet neve për të besuar tani? Asgjë. Ne nuk besojmë më në kulturë, Ne besojmë tek përulja, Ne besojmë kur nuk themi të vërtetën. Ne besojmë frikën. Ne besojmë konformitetin. Ne besojmë në hiçin, mashtrimin. Kjo është e papranueshme. Ne përfundimisht i kemi tradhëtuar vlerat për të cilat kemi aspiruar kohë më parë dhe kjo krizë qe po kalojmë, është pikërisht sepse ne kemi kompromentuar dhe shkatërruar vlerat tona bazike prej gjeneratash.

Kjo nuk është një krize gjoja politike në interes të popullit. Kjo është një krizë imoraliteti. Është një krizë e tradhëtisë së vetvetes. Është eminente të artikulohet arsyeja e vërtetë e këtyre krizave për të zbuluar çfarë ndodhi që ne kemi gabuar kaq rëndë, saqe kemi përfunduar në një situatë kaq të vështirë? Na duhet kohë të kuptojme çfarë ndodhi sepse e ardhmja e shoqërisë shqiptare është në rrezik.

Problemi është shkelja e ligjit, e të drejtave, integriteti i përdhunuar nga korrupsioni.

Shqipëria është si një trup i vdekur i shpëlarë nga historia sepse ajo ka tradhëtuar gjithçka.

Shqiptarët si krimbat që e bëjnë pluhur kufomën e saj.

Kjo është epoka e imoralitetit masiv dhe forcës monstruoze të dhunimit të vlerave duke përçmuar dhe shkatërruar shoqërine shqiptare.

Nuk është faji i politikanëve thonë ata, nuk është faji i politikanëve.

Është faji i votuesve.

Kemi harruar ne të themi JO?

Kemi ne të drejtë të mbrojmë interesat e fëmijeve tanë?

Jemi verbuar ne aq sa nuk shohim që asgjë nuk funksionon, që kemi nevojë për ndryshime?

Votuesit ndjehen të privuar, të zhgënjyer, të varfëruar dhe janë bërë sentimentalë, të dobët.

Votuesit janë vetë-strukur në cep të murit, sepse shteti i së drejtës apo uria gjenerale, e ka dëmtuar ekonominë mendojnë ata. 20 mijë lekëshi duket si opsion.

Dhe akuzojnë më kot qeverinë që kanë përvetësuar paratë e fëmijëve të tyre.

Kujt i përket Shqipëria? Është dhënë ajo me qera? Është dhënë me qera jeta jonë? Liria jonë? Kultura, siguria, stabiliteti ekonomik dhe e ardhmja e fëmijëve tanë?”

Please follow and like us: