Albspirit

Media/News/Publishing

Loja për një presidente grua, Kodheli thotë “po”

Mimi Kodheli synon presidencën e Republikës. E ftuar në emisionin ‘Natë më Xhaxhiun’ në ‘News24’, nëse do pranonte postin për kreun e Shtetit, ministrja e Mbrojtjes ka thënë se është e gatshme dhe e nderuar të pranonte këtë post. Deklarata e saj vjen ndërkohë që kryeministri Rama deklaroi se presidenti mund te jete edhe grua por se nuk do të bëjë asnjë lëvizje pa u këshilluar më parë me aleatin e tij në koalicion, Por në fakt lëvizjet Rama i ka filluar. burime diplomatike bëjnë te ditur se ai po lobon me ndërkombëtarët që të shpjerë në këtë post një deputete të opozitës, që nuk është në marëdhënie të mira me Bashën. Megjithë se kjo ka pak gjasa të pranohet si një zgjidhje konsensuale në kuadrin e një formule për zgjidhjen e krizës zërat po qakullojnë se për herë të parë zyra e presidencës mund ti dhurohet “seksit të dobët”.

Ndoshta nga kjo arsye është nisur edhe Kodheli që i ka hapur mbrëmë rrugën kandidaturës së saj.

Në fakt për hir të së vërtetës, ministrja e mbrojtjes ka bërë edhe më parë deklarata të tilla.

Në një intervistë për “Top Channel” pak kohë më parë ajo lëshoi një sfidë të papritur dhe befasuese duke thënë se nuk do të qe më në postin që mban aktualisht..

“Do të ishte mirë që dikush tjetër të vinte dhe të jepte një… le të themi një frymë të re drejtimi të një institucioni që realisht ia vlen të vlerësohet për atë çka bë, çka është dhe… përgjigja është jo”, – u shpreh Kodheli.

Ndërsa e pyetur nëse e ka në synimet e saj, presidencën e vendit, përgjigja e ministres Kodheli është e tille: “Ka shumë burra dhe gra në këtë vend që mund të jenë të denjë për postin e Presidentit të Republikës.”

Por Kodheli, megjithëse ka kuruar një imazh larg akuzave për korrupsion, megjithëse është kujdesur jo pak për figurën e saj në arënën ndërkombëtare ka edhe një pengesë tjetër. Duket se ajo nuk është e preferuara e Ilir Metës. Krui i LSI dikur ka pohuar se ai mund të votonte edhe një socialist për president, por me kusht që ai të mos qe një kukkull e Ramës. Dhe si pasojë e përplasjeve që kanë pasur në të shkuarën zor se meta do ta pranonte Kodhelin si një zgjidhje për kreun e shtetit. 

Por megjithëatë mbrëmë ministra e mbrojtjes ka hedhur një hap, duke i konfirmuar ato që kishte thënë më parë….Ja si është përgjigjur ajo pët pyetjet e Xhaxhiut…

 

Deri tani keni qenë e sinqert por do të doja që me këtë përgjigje të ishit dyfish e sinqertë. Pse keni vendosur most ë jeni më ministre e Mbrojtjes? A keni një arsye personale

Jo unë nuk kam thënë, unë kam shprehur një dëshirë. Vendimmarrja është e strukturave, e atij që do të bëhet nesër kryeministër

Atëherë cila është arsyeja që ke për të most a rimbajtur këtë sërish këtë post?

I mbetem parimeve të mia. Bëj diçka, dua të bëj diçka të re, që të kem rishtaz entuziasmin e fillimit.

Që do të thotë nëse ju propozojnë, regjia po më ngacmon tani…. Pra po thonim që nëse ju fitoni dhe ju propozojnë një post të ri, nuk do ti thoni jo partisë, këtë ishit duke thënë?

Jo, nuk do ti them jo.

Pra ne aspirojmë për një post tjetër. Cili do të ishte? Ku e shikoni veten më afër një posti? Jam shumë kurioz.

Nuk di të them sot. Unë përgjithësisht nuk para vë target. Kështu që disa gjëra i marr ashtu siç vijnë

Please follow and like us: