Presidenti Nishani pret zv/kryeministrin e parë të Kinës, Zhang Gaoli
Presidenti Bujar Nishani priti në një takim Zëvendëskryeministrin e Parë të Këshillit të Shtetit të Republikës Popullore të Kinës, Zhang Gaoli. Vizitën e tij në Tiranë Kreu i Shtetit e konsideroi si një shenjë domethënëse e miqësise e vëmendjes që Kina po i kushton marrëdhënieve me Shqipërinë vitet e fundit. Presidenti e njohu zyrtarin e lartë kinez me zhvillimet në rajonin e Ballkanit dhe vlerësoi rolin e Republikës Popullore të Kinës, në arenën ndërkombëtare dhe të Kombeve të Bashkuara, në mbështetje të paqes dhe sigurisë, si në nivel global ashtu edhe në nivel rajonal. Kreu i Shtetit shprehu besimin se ky rol do të shtrijë efektet e veta pozitive edhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në pavarësinë e Kosovës.