Albspirit

Media/News/Publishing

Basha: Ata që vijnë në Tiranë recitojnë vjershat e Taulant Ballës

Qëndrimi i qeverisë gjermane kundër bojkotit të Parlamentit dhe qeverisë teknike nuk ka ndikuar në ndryshimin e kursit opozitar.

Lulzim Basha la të kuptohet  për një ndikim të socialistëve tek ministri i Jashtëm gjerman, kur ai përmendi  emrin e Taulant Ballës që drejton grupin e miqësisë Shqipëri-Gjermani.

“Sado recitime nga goja e Taulantit, apo  nga dora e Taulantit të bëjë çdo kush, dhe në çfarëdo gjuhe në Tiranë, këtu do të ketë vetëm zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe vetëm qeveri teknike për t’i garantuar ato”, u shpreh Basha.

Këtë të martë nuk pati negociata mes socialistëve dhe demokratëve për një tryezë dialogu mes Ramës dhe Bashës, por kreu i opozitës thotë se e di arsyen përse Rama nuk e pranon qeverinë teknike.

“Garo, se ti thua që Lulzim Basha nuk ka as platformë, as ekip, as lidership. Ti e ke fare thjeshtë, ti i ke të gjitha, edhe Ilir Meta ka thënë do të vijë me ty, liroje pra karrigen t’u japim shqiptarëve zgjedhje të lira dhe të ndershme. E vërteta është se ka lidhur fatin e tij politik me drogën, me krimin, me miliardat e korrupsionit, me një grusht oligarkësh”, shtoi ai.

Në ditën e 60-të të protestës, opozita vazhdon ta mbajë të pandryshuar kushtin e saj për zgjedhjet.

“Nëse doni apo rekomandoni tërheqje, dua ta dëgjoj? Asnjë tërheqje! Qeveri teknike, kusht i patjetërsueshëm për zgjedhje të lira dhe të ndershme”, deklaroi kreu i demokratëve.

Please follow and like us: