Era Istrefi mahnit publikun amerikan në Kaliforni
Këngëtarja shqiptare nga Kosova, Era Istrefi, mbrëmë performoi në Coachella Festival në Kaliforni. Krijuesja e hitit ‘BonBon’, mblodhi një audiencë të madhe amerikane ku këndoi këngën e saj të fundit ‘Redrum’.
Nëpërmjet një video të postuar në instagram nga vetë këngëtarja, shihet mjaft qartë atmosfera e krijuar mbrëmë nga ajo. Në skenën e Coachellës, aty ku këndoi Era Istrefi mbrëmë, para dy ditësh ka kënduar edhe këngëtarja tjetër kosovare Dua Lipa, ndërsa të pranishme kanë qenë edhe Rita Ora e Bebe Rexha.
“The Coachella Valley Music and Arts Festival”, është një festival i përvitshëm muzikor që mbahet në Kaliforni.
Pritet që të ketë performanca edhe nga Lady Gaga, Kendrick Lamar, Bastille, DJ Khale, Travis Scott, Sarah Barthel dhe Josh Carter, Thom Yorke, Blossoms, Hailee Steinfeld, Tall Juan, The Paranoyds dhe shumë yje të tjerë botërorë të njohur.