Kokëdhima: Emrat e “Zgjidhjes” do futen në listat e PS
Në emisionin “Komiteti” të gazetarit Berat Buzhala të Gazetës Express ish-deputeti i Partisë Socialiste, Koço Kokëdhima tregon për herë të parë se cili është synimi i lëvizjes së krijuar prej tij që mban emrin “Zgjidhja”.
Kokëdhima thotë se do t’i propozojë Edi Ramës që në listat e Partisë Socialiste të jenë kandidatë për deputetët edhe përfaqësues të propozuar nga lëvizja “Zgjidhja”.
Ai rrëfen se ka kërkuar edhe një takim me kryeministrin Edi Rama për të trajtuar këtë çështje, dhe situata të tjera të aktualitetit politik në vend. Por ai shton më tej se ky takim u anulua pas një interviste televizive që ai dha në një televizion lokal në Shqipëri, për shkak se siç ai ngre dyshime, Ramës nuk i kanë lënë “shije të mirë” deklaratat e bëra prej tij.